×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri shan gruan në sy të tre fëmijëve të mitur: Mami jot është k*rvë

    Insajderi
    26 October 2021 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar sonte pamjet se si babai u flet keq për nënën e tyre 3 fëmijëve të mitur, duke përdorur fjalor banal. Rasti është shënuar në Mallakastër.

    Fëllënxa Haxhiaj Islamaj është divorcuar nga bashkëshorti Jetnor Islamaj pas dhunës së këtij të fundit. Gjykata e Fierit i ka lënë nënës kujdestarinë e fëmijëve, por zonja Fëllënxa shprehet gjithashtu se nuk u ka mohuar të miturve takimet me të atin.

    Në një nga këto takime, ish-bashkëshorti i mori fëmijët në shtëpinë e tij duke mos i kthyer tek e ëma. Por gjatë qëndrimit me babain, fëmijët kanë nisur duhanin, ndërsa vajzën më të madhe, 15 vjeç, e ka fejuar.

    Në këtë pikë Fëllënxa merr urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait të fëmijëve i hiqet përkohësisht kujdestaria prindërore. Por urdhri nuk ekzekutohet, me justifikimin se nuk duan fëmijët.

    Fëllënxa Haxhiaj Islamaj: U divorcova sepse ai ushtronte dhunë në familje. Kam ikur nga banesa sepse thoshte po nuk ike unë do të vras, kam vajtur në Policinë e Ballshit kam marrë urdhër-mbrojtje dhe jam larguar nga banesa me 3 fëmijët e mi sepse ushtronte dhunë dhe u detyrova bëra divorcin e ndarjes dhe gjykata m’i ka dhënë të 3 fëmijët mua t’i ushqej. Babai kishte për takim muajin Gusht që t’i mbante dhe një herë në muaj u detyrova që t’ia lija babait që t’i takonte fëmijët e tij sepse nuk mund të shmangeshin fëmijët nga babai, nuk e lejoja këtë gjë, por ai mori fëmijët për takim, kanë folur fëmijët në telefon 2-3 herë dhe pastaj kanë shkëputur çdo kontakt me mua sepse nuk i lejonte babai ngaqë i vajti fleta e divorcit në shtëpi që unë bëra ndarjen dhe përfitova të 3 fëmijët, dhe vajzën e madhe 15 vjeçe babai e ka fejuar. Vajza 8 vjeçe më thotë “o mami si do gatuaj? Më mëso të gatuaj se duam të hamë”. Unë kur flas me vajzën ai i jep duhan vajzës dhe djalit dhe thotë shiko çfarë po u bëj unë fëmijëve. Më thotë nuk ke për t’i parë më kurrë dhe i jam drejtuar Gjykatës së Fierit sepse këta fëmijë po më shkatërrohen, po më pijnë duhan, i kam thënë duhet të marr urdhër të menjëhershme mbrojtje për fëmijët dhe për veten, dhe gjykata ka vendosur që ka dhënë urdhër mbrojtje për fëmijët dhe për vete që të largohen nga banesa e babait, t’i drejtohen nënës, i ka dhënë urdhër policisë dhe shërbimeve sociale por ata nuk po e zbatojnë këtë rregull.

    Emisioni “Stop” ka siguruar një video, ku duket Jetnor Islamaj, babai i fëmijëve, që u jep atyre cigare, ndërsa u thotë për të ëmën fjalë të rënda ofenduese (se është k*rvë dhe prostituohet).

    Ish-bashkëshorti, Jetnor Islamaj: Tani është krvë ajo tani, tani është krvë.

    Denoncuesja: O Kristi!

    Fëmija: Eeeeooo…

    Denoncuesja: Mos dëgjo atë, të keqen mami, ça thotë ai!

    Ish-bashkëshorti: Mami jot është k*rvë, i thashë!

    Fëmija: Nuk dëgjoj atë unë, joo!

    Ish-bashkëshorti: Sa u q* ve sonte? Thuaj, sa lekë more?

    Ish-bashkëshorti: Hë mi krvë, ik qhu andej, ik! Do vijnë te ty ata?! Shiko si po qhet, shiko o Kristi! Shiko, shiko! Do pispilloset nashi, do lyhet do ngjyhet do të vejë të q het. Ha, ha, ha, ha…

    Gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, iu drejtua zyrës përmbarimore shtetërore në Fier dhe kryetari i zyrës, Julian Hoxhaj, shpjegon se janë bërë dy tentativa për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por ato janë penguar.

    Sipas tij, Shërbimi Social nuk bashkëpunon pasi fëmijët që janë nën 10 vjeç duhet automatikisht të bashkohen me nënën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark