Reperi i shumë dashur nga publiku, Betim Januzaj – Buta, ka disa muaj që ka konfirmuar lidhjen e tij me bukuroshen, Fjolla.
Përpos suksesit në muzik ai pati fatin e mirë të ketë edhe një lidhje të shëndoshë sa që ta kurorëzojë atë me martesë.
Artisti zbuloi se i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me bukuroshën tanimë të njohur nga publiku, Fjollën.
Këngëtari ka ndarë disa fotografi në ‘Instagram’, ku shihen çifti mjaft të lumtur në sesionin fotografik ku Fjolla është e veshur në fustan të bardhë dhe me lule në dorë derisa Buta ka të veshur kostumin e dhëndrit.
Të shumta ishin edhe komentet ku në mesin e tyre shihen edhe ‘vajzat me zemëra të thyera’, të cilat ishin fanse të mëdha të artistit kosovar.