Pas disa muajsh mungesë me projekte të reja muzikore, Buta ka dhënë një lajm të mirë për fansat.
E gjithë kjo mungesë e reperit, arsyetohet me atë se ai ka qenë duke punuar për një mini-album të ri, në të cilin do të përfshihen disa këngë.
Këtë gjë e bëri të ditur vet Buta me anë të një postimi në Instagram, teksa njoftoi se EP-i i ri do të publikohet së shpejti.
Titulli i EP-it do të jetë “Babayega”, kurse detaje të tjera rreth tij, artisti nuk preferoi t’i bëjë të ditura.