Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, pas suksesit më këngën “Dale” në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën, erdhi me një projekt të ri.
Butrinti ka publikuar këngën “Kuku”, para tri dite dhe ka shënuar rekord, duke arritur 4.7 milionë klikime në YouTube, shkruan Insajderi.
Kënga “Kuku” është publikuar edhe në Spotify, që tashmë ka mbi 500 mijë dëgjime dhe shënon kështu një rekord personal të këngëtarit.
Në një postim në InstaStory, Butrinit ka falënderuar të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën në këtë platformë.
“Dje u publiku në Spotify, sot mbi 500 mijë streams! Kjo është një tjetër rekord personal, duke e marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar Butrinti në postim.