Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

    Insajderi
    08 May 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet të titulluar “LOT” dhe sapo është lansuar me videoklip.

    Muzika është prodhuar nga BIGBANG, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët, Butrinti dhe Tayna.

    Videoklipi, i realizuar nga ekipi kreativ Sekuence, me një stil modern dhe dinamik që i shkon për shtat atmosferës së këngës.

    Tayna, si gjithmonë, shkëlqen me paraqitjen e saj, një përzierje e elegancës dhe fuqisë femërore, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë.

    Me “LOT”, dy artistët tregojnë se dinë si të godasin fort në treg – dhe nuk ka dyshim që kjo këngë do të dominojë toplistat dhe klubet këtë sezon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark