Buxheti i Kosovës për vitin 2026, në nivel qendror arrin në 653, 5 milionë euro. Ndër ministritë me fokus më të madh janë Ministria e Mbrojtjes, Kulturës, dhe MPB’ja.
Sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendi i Kosovës, për buxhetin e shtetit.
Ndërkohë me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime u miratuan në parim ndarjet buxhetore.
Gazeta Insajderi sjell listën e buxhetit total për investime në nivelin qendror për vitin 2026.
Më poshtë janë investimet kapitale në nivelin qendror:
Buxheti total për investime në nivelin qendror 2026 është 653,551,652 euro.
Të ndara për kuvend janë 200,000, për Presidencë 1,015,000, dhe për ZKM 1,000,000.

Buxheti total për Ministrinë e Financave 14,500,000.
Ministria e Bujqësisë 3,544,000.
Tutje për Ministrinë e Industrisë 10,320,000.
25,973,000 për Ministrinë e Shëndetësisë.
Dhe për Ministrinë e Kulturës 66,440,000.

Buxheti total për investime kapitale në MKK 2,000,000. Në MAPL 4,050,000.
2,400,000 në Ministrinë e Ekonomisë. 53, 396,773 në MPB.
Si dhe 9,800,000 në Ministrinë e Drejtësisë.
Tutje, për Ministrinë e Punëve të Jashtme 16, 395,000. Dhe për Ministrinë e Mbrojtjes 115, 641, 260.

