×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxheti për Specialen caktohet deri në qershor

    Insajderi
    26 March 2016 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet anëtare të BE janë duke zhvilluar bisedime vazhdimisht në lidhje me mënyrën e financimit, por edhe për mjetet që do të dedikohen për funksionalizimin e gjykatës që do të hetoj krimet e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Këtë e kanë konfirmuar për Tribuna Channel nga zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë.

    Sipas, përgjigjes së kësaj zyre përmes postës elektronike thuhet se aspekti financiar është pjesë e procedurave standard të kryera përmes strukturave relevante të BE-së, të cilat përfundimisht kërkojnë përkrahjen edhe të Këshillit.

    “Versioni përfundimtar i buxhetit të alokuar për vitin e parë të operimit do të duhet vetëm pas përfundimit formal të procesit buxhetor. Ky proces po vazhdon dhe pritet të finalizohet në gjysmë e parë të 2016”, thonë në Zyrën e BE-së në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark