×
  • Lajme
  • Insajderi

    Buxhovi për deklaratat e Kurtit: Fillon shembja e shtetit sekular aty ku politikanët flasin si klerikë

    Insajderi
    13 August 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publicisti Jusuf Buxhovi, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi në lidhje me lejimin e shamisë në shkolla.

    Në një postim në Facebook, Buxhovi ka thënë se shembja e shtetit fillon aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre.

    Këtë koment, siç duket Buxhovi e ka bërë pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Kurti se shamia s’duhet të ndalohet, mirëpo duhet të ekzistojë pragu i moshës 16-vjeçare.

    “Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. Në këtë proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjell emancipim iluminist, zëvendësohen nga revolucionet fetare sipas modeleve të njohura ku emancipimi dhe iluminizmi zëvendësohet me klerikalizmin politik, që për viktimë të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qyetetërues në atë fetar,siç po ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, me çka krijohen platformat për shtete mbi baza fetare”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!

    Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. Në këtë proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjell emancipim iluminist, zëvendësohen nga revolucionet fetare sipas modeleve të njohura ku emancipimi dhe iluminizmi zëvendësohet me klerikalizmin politik, që për viktimë të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qyetetërues në atë fetar,siç po ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, me çka krijohen platformat për shtete mbi baza fetare.

    Ky proces, në saje të pazareve të vazhdueshme të elitave të papërgjegjshme politike në pushtet dhe jashtë pushtetit me klerikë që ndjekin agjendat e tyre për shtete fetare, tashmë ka prekur edhe shtetin e Kosovës dhe karakterin e tij sekular me arsim laik, gjë që rrezikon jo vetëm qenien e tij, por edhe karakterin kulturor të lidhur me përkatësinë e qyetetërimit perëndimor, për ç’gjë Perëndimi intervenoi ushtarakisht në vitin 1999 për t’i penguar projektet gjenocidiale të Çubrilloviqit dhe Millosheviqit!. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark