×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Buzët e mia janë vetëm për gruan time” Aktori amerikan nuk pranon të puthë kolegët në xhirime

    Insajderi
    30 June 2024 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Neal McDonough refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, madje refuzon të puthë.

    Shumë yje kanë rregulla dhe skena të caktuara që nuk duan t’i xhirojnë ose klauzola në kontratat e tyre me të cilat nuk do të bien dakord.

    Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare.

    “Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Kjo është ajo që unë udhëhiqem”, tha ai.

    Artisti thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve Mcdonough dhe me të gjithë familjen.

    “Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai.

    Ai pretendon se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhti për të.

    Refuzimi për të filmuar skena intime kishte qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.

    Duke folur për Closer Weekly, ai kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels të ABC për shkak të qëndrimit të tij.

    “Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai.

    McDonough dhe gruaja e tij u takuan për herë të parë në xhirimet e “Band of Brothers” dhe për të ishte dashuri me shikim të parë.

    Çifti ka pesë fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark