Buzhala: Kurti kur te bahet puna mu* shkon te familja në Norvegji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Buzhala: Kurti kur te bahet puna mu* shkon te familja në Norvegji

    Insajderi
    29 January 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar kundër kryeministrit Albin Kurti pasi deklaroi se takimi me 31 janar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të bëhet për shkak të insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Buzhala tha se Kurti po e sulmon Escobarin me arsyetimin se po e mbron Kosovën.

    “Sot kryeministri Kurti po e sulmon Eskobarin, njeriun kryesor te Bidenit ne Ballkan. Po e sulmon gjoja per ta mbrojte Kosoven. Kjo eshte rrena ma e madhe. Kosoven pa Ameriken s’ka me mujte kurrkush me e mbrojte. Albin Kurti e Besnik Bislimi nuk munden me e mbrojte Kosoven prej Amerikes”, u shpreh ai.

    Ai tha se kryeministri po dëshiron me i shpallë luftë Amerikës.

    “Eshte e kunderta: Amerika mundet me na mbrojte kunder Kurtit e Bislimit. Kosova eshte ne nje faze kritike. Kurti do me i shpalle lufte Amerikes. Sikur qysh ka bo para tri vjeteve. Vec tash nuk eshte kunder Trumpit e Grenellit, tash kunder mikut ma te madh te shqiptareve, Joe Bidenit”, shkroi ai.

    Tutje, Buzhala tha se Kurti ia mësynë për Norvegji, nëse situata në Kosovë përshkallëzohet.

    “Kurti asnje tulle, asnje baski, per kete vend nuk e ka qite. Kur te bohet mut shkon te familja e vet ne Norvegji”, përfundoi Buzhala.

    Postimi i plotë i Buzhalës:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark