×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Buzhala: Me Albin Kurtin në krye – lira e shprehjes do të shënojë hapa prapa

    Insajderi
    15 February 2022 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pak ditë Qeveria Kurti 2 shënon njëvjetorin e qeverisjes. Përgjatë këtij viti kjo qeveri u shqua për disa vendime.

    Për (mos) punën e kësaj qeverie për InDoks të Gazetës Insajderi ka folur gazetari, Berat Buzhala.

    Buzhala ka përmendur rritjen e çmimeve, ka komentuar ‘parullën’ e Kurtit “se për shkatërrimin e Kosovës e kanë fajin ata që qeveris për 20 vjet”.

    Ndërkohë përmendi edhe raportin e kësaj qeverie me mediat, duke komentuar deklaratën e fundit nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani njëherit person me detyrë zyrtare.

    Këtë të fundit e quajyi edhe torollak. Duke thënë se është i kompleksuar nga siç thotë ai intelektualiteti i Albin Kurtit.

    Sipas gazetarit Buzhala liria e shprehjes në vendin tonë do të shënojë hapa prapa.

    “Liria e shprehjes në vendin tonë ka me shënu hale hapa, prapa dmth sikur për 20 vjet qeverisje këta e kanë kriju njëfarë opinioni publik edhe ne mediat duhet me i reformu, pra Albini, koncepti i tij i të bërit të shtetit është qe duhet me kriju elitën e mediave, duhet me kriju elitën ekonomike, elitën politike kur ka fol ky për Republikën e tretë ka mëndu saktësisht këto”, ka thënë ai.

    “…me mua thotë ky, ne do t’i kryejmë të gjitha nga e para, do t’i mbyllim bizneset, do t’i kërcënojmë bizneset, por problemi i Albinit nuk është biznesi individual problemi i tij është mesazhi që ua qon të tjerëve, pra frikësimi i bizneseve, i mediave përcaktimi i ekonomisë së tregut këto janë pak a shumë ajo për çka ky po angazhohet dhe çka ky synon, nëse rezistenca në vendin tonë është e vogël”, ka deklaruar Buzhala përcjell Insajderi.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark