Aristela dhe Mevlani “pushtuan” mediat rozë disa ditë më parë pasi u shfaqën në një foto bashkë në shtrat, ku ish-konkurrenti mbështeste kokën në prehërin e saj. Kaq mjaftoi që të gjithë të aludonin për një lidhje mes dyshes. Pas fotos, Ledjana publikoi një video në InstaStory ku këndonte disa vargje të këngës “Cali” të Rina Balaj që u interpretuan si thumb ndaj Mevlanit. “Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhej në tekst. Portalet e nënkuptuan këtë si një dedikim ndaj ish-konkurrentit. Kjo e revoltoi shumë Ledjanën, e cila reagoi duke thënë se asnjë nga këto aludime për postimet e saj nuk janë të vërteta pasi Mevlani është një person “i ikur me kohë” për të.
Dhe si për të larguar të gjithë mendjen nga këto lajme, ish-konkurrentja ka marrë një vendim të papritur. Pasi eksperimentoi që në program me look-un e saj, Ledjana është rikthyer në origjinë tek flokët brunë. Ajo ka publikuar disa story në Instagram pas ndryshimit ku në njëri prej tyre shkruan: ” I adhuroj tani flokët. Pas 499 eksperimentesh me to”.