“Bonvivant” e njohur si një nga kafiteritë më të famshme në kryeqytet ka shuar veprimtarinë e saj.
Kjo u konfirmua nga vetë pronarët përmes rrjeteve sociale. Uran Ismaili, përmes një postimi në facebook ka treguar për shuarjen e aktivitetit të lokalit.
“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), ka shkruar Ismaili në një fotografi.
Që Bonvivant e disa kafiteri në zë të Prishtinës kanë shuar aktivitetin e ka konfirmuar gjithashtu edhe Arian Henci.
Ai ka thënë se shuarja e Bonvivant dhe disa kafiterive të tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në kryeqytet.
Sipas tij, qetësia e ditëve pa veprimtarinë e tyre ia kujton kohën e pandemisë.
“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plotë veneve tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në Prishtinë. E di që djemt që i kan bo kto vene janë mirë …por Prishtina nuk osht mirë e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket që ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne ditëve po ma kujton pandeminë … “, ka shkruar Arian Henci, pronar i një kafiterie në Prishtinë.