Insajderi
Lajme

“ByeVivant”, shuan veprimtarinë kafiteria e famshme e Prishtinës

Insajderi
16 March 2024 - 13:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“ByeVivant”, shuan veprimtarinë kafiteria e famshme e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Bonvivant” e njohur si një nga kafiteritë më të famshme në kryeqytet ka shuar veprimtarinë e saj.

Kjo u konfirmua nga vetë pronarët përmes rrjeteve sociale. Uran Ismaili, përmes një postimi në facebook ka treguar për shuarjen e aktivitetit të lokalit.

“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), ka shkruar Ismaili në një fotografi.

Që Bonvivant e disa kafiteri në zë të Prishtinës kanë shuar aktivitetin e ka konfirmuar gjithashtu edhe Arian Henci.

Ai ka thënë se shuarja e Bonvivant dhe disa kafiterive të tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në kryeqytet.

Sipas tij, qetësia e ditëve pa veprimtarinë e tyre ia kujton kohën e pandemisë.

“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plotë veneve tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në Prishtinë. E di që djemt që i kan bo kto vene janë mirë …por Prishtina nuk osht mirë e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket që ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne ditëve po ma kujton pandeminë …  “, ka shkruar Arian Henci, pronar i një kafiterie në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark