Insajderi
Lajme

Bytyqi e Aleancës: Shëndetësia duhet të jetë e garantuar për çdo qytetar

Insajderi
02 June 2026 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bytyqi e Aleancës: Shëndetësia duhet të jetë e garantuar për çdo qytetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga Aleanca për zgjedhjet e parakohshme të 6 qershorit në Kosovë, Albana Bytyqi, ka theksuar nevojën urgjente për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët.

Bytyqi ka deklaruar se shëndetësia nuk duhet të jetë shqetësim shtesë për qytetarët, duke e cilësuar të papranueshme situatën kur pacientët përballen me mungesë të barnave esenciale në momentet kur kanë më së shumti nevojë.

“Çdo qytetar meriton trajtim dinjitoz, kujdes cilësor dhe qasje të garantuar në terapinë e nevojshme. Shëndeti nuk është privilegj, por e drejtë themelore,” u shpreh ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu se, nëse merr besimin e qytetarëve, do të angazhohet që zëri i pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të dëgjohet më fuqishëm në institucionet vendimmarrëse.

Sipas saj, përmirësimi i sistemit shëndetësor duhet të mbetet prioritet, duke vënë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe sigurimin e barnave esenciale në çdo kohë.

“Kujdesi për qytetarët fillon me kujdesin për shëndetin e tyre,” përfundon ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark