Arrat shpesh i përdorim në ushqim, apo si pjesë e recetave për ëmbëlsira, mbase edhe jo të vetëdijshëm sa janë të mira për shëndetin tonë kardiovaskular, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pos frutave të shijshme, mund t’i përdorim edhe ato lëvozhga të vogla “ndarëse”, të cilat gjenden midis arrave, madje në mënyrë fenomenale!
Në të vërtetë, çaji nga ato “ndarëse” të vogla vepron shkëlqyeshëm kundër bllokimit të arterieve, kundër të gjitha sëmundjeve të zemrës dhe te temperaturat e shkaktuara nga problemet me zemrën, posaçërisht u rekomandohen duhanpirësve.
Kjo është receta për çaj nga “ndarëset” e arrave:
Përbërësit:
▪ 4 -5 ndarëse arrash,
▪ ujë.
Përgatitja e çajit:
Ndarëset zhytni në ujë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës.
Në mëngjes zieni ujin bashkë me lëvozhgat ndarëse dhe kur të vlojë hiqeni nga zjarri dhe prisni të ftohen.
Konsumimi:
Çaji duhet të jetë i ngrohtë në stomak të zbrazët, duke e pirë me gllënjka.
Pihet një herë në ditë, çdo ditë pa ndërprerje.
Kur të pihet rregullisht, vepron edhe në rregullimin e tensionit të gjakut.