Insajderi
Lajme

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte, përfundon nesër në mesnatë

Insajderi
27 April 2026 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte, përfundon nesër në mesnatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë”, ka shkruar Eugen Cakolli nga KDI.

“Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës”, ka sqaruar ai.

Sipas tij,meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark