Insajderi
Lajme

Cali me shokët e Hagës shprehin ngushëllime për Flora Brovinën: Ajo ishte UÇK!

Insajderi
18 September 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cali me shokët e Hagës shprehin ngushëllime për Flora Brovinën: Ajo ishte UÇK!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Salih Mustafa bashkë me shokët e tij në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të veprimtares, Flora Brovina.

Në ceremoninë përkujtimore, vajza e Calit, Buna Mustafa, citoi fjalët e babait të saj.

“Babai, Cali, me shokët e tij në Hagë, duan të shprehin dhimbjen e tyre të thellë, për humbjen e bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares së tyre. Ngushëllojnë familjen dhe të gjithë shoqërinë. Përmes telefonatës, babi më obligoi të ndajë me ju disa fjali. Fjalët e tij ‘bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës. Krah i djathtë i imi dhe Isa Kastratit. Ishte luftëtare e Guerilës. Flora ishte UÇK”, tha e bija e Calit, Buna Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark