Cameron pranon se është i përfshirë në fondin e babait të tij në Panama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Cameron pranon se është i përfshirë në fondin e babait të tij në Panama

    Insajderi
    07 April 2016 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas lirimit të Letrat e Panamasë, Cameron dhe zyra e tij kishin liruar katër deklarata të ndryshme në lidhje me çështjet e tij financiare, duke e mohuar dhe duke thënë se ajo është një cështje private e kryeministrit britanik.

    Në një intervistë me televizionin britanik, ITV News, Cameron rrëfeu gjithçka që e lidhë atë me Panama Papers, duke e pranuar se babai i tij ka regjistruar një firmë në Panama, me qëllim shmangien e taksave.

    “Ne kishim në pronësi 5.000 njësi në kompaninë Blairmore Trust Investment, të cilat i kemi shitur në janar të 2010-ës. Kjo ishte diçka me vlerë rreth 30,000 funte.

    Unë pagova tatimet mbi të ardhurat e kompanisë. Nuk ishte një fitim mbi të, por ishte më pak se shuma e kapitale që lejojnë taksat kështu që nuk kam paguar tatimin mbi fitimet kapitale. Por ne kemi kaluar mbi të gjitha taksat e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha rrugët normale”, tha Cameron.

    Të dielën që kaloi, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtimeve në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

    Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

    Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark