Cameron refuzon të tregojë nëse familja e tij ka mjete në Panama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Cameron refuzon të tregojë nëse familja e tij ka mjete në Panama

    Insajderi
    05 April 2016 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik, David Cameron, po përballet me presion në rritje për të treguar nëse pasuria e familjes së tij vazhdon të mbahet në Panama pas rrjedhjes së informacioneve që zbuluan se babai i tij ka qenë i përfshirë në një fond në një kompani ‘offshore’ dhe se nuk ka paguar taksa në 30 vitet e fundit në Britani.

    Pas daljes në publik të kësaj informate, qeveria angleze ka insistuar se kjo informatë është “çështje private”.

    Por, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se nuk mund të ketë “një grup rregullash për elitën e  të pasurve  dhe një tjetër për pjesën tjetër” të qytetarëve.

    “Publikimi i dokumenteve të Panamasë, këtë javë forcon dhe më tepër atë se si shumë njerëz ndjehen: se ka një rregull për të pasurit, dhe një tjetër për të gjithë të tjerët”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër, edhe deputeti konservator, Dominic Griev, thotë se  “me figura publike ne nuk kemi nevojë për transparencë”

    Publikimi ka sjellë problem të dyfishtë  për kryeministrin Cameron, sepse ai shpesh ka bërë thirrje për transparencë më të madhe në mënyrë që të ekspozohet çdo  shmangie e taksave.  Ai po ashtu është duke organizuar një samit ndërkombëtar anti-korrupsion në Londër muajin e ardhshëm.

    Në qershor të vitit 2013, përpara mbajtjes së  Samitit të G8-s në Irlandën e Veriut, ai kishte premtuar: “Unë jam duke shkuar për të nënshkruar  një marrëveshje ndërkombëtare për të luftuar plagën e evazionit fiskal dhe shmangia e taksave.  Kjo do të thotë shkëmbim automatik të informacionit midis autoriteteve tatimore tona – kështu që ata që për të shmangur tatimin nuk kanë ku të fshihen”.

    Jennie Granger, drejtori i përgjithshëm i zyrës për të ardhura dhe dogana, ka thënë se inspektorati  tatimorë kanë kërkuar  nga Konsorciumi Ndërkombëtar për Gazetari Hulumtuese për të ndarë të dhënat e gjetura me ta, dhe u zotua për të “ekzaminojë nga afër këto të dhëna”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark