×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

    Insajderi
    06 July 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha se Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga ngjarja e Banjskës.

    Ai tha se grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën, pasi Serbia ka një rrjet inteligjence shumë të fortë nga Rusia.

    “Nuk është çështje leksionesh, është çështje vullneti politik. Mos harroni se në këtë moment të caktuar e gjithë Bota po pret të shohë se çfarë do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, para së gjithash. Dhe se çfarë do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pyetja më e rëndësishme. Kjo është çështja e parë, e dyta ka të bëjë me mbështetjen e Ukrainës”.

    “Siç e dini, ne jemi tashmë në luftë botërore dhe është e rëndësishme ta kuptojmë këtë. Kjo luftë botërore, sigurisht që nuk është si Lufta e Parë Botërore, ose Lufta e Dytë Botërore, kjo është një mënyrë e pazakontë për të bërë luftë, është një luftë hibride. Kombinuar me keqinterpretime, të ashtuquajturave lajme të rreme… Kur është e rreme, nuk konsiderohet lajm. Me këtë propagandë të tmerrshme që po vjen nga shtetet totalitare si Rusia, ku ne po përballemi me luftë të hapur në Ukrainë, gjenocid të hapur në Gaza. Po përballemi me këtë paqëndrueshmëri këtu. Pyetja ime, një pyetje e thjeshtë, pse Komuniteti Internacional nuk detyron zyrtarët e Beogradit të dorëzojnë Radojiçiq në Prishtinë?”, citohet të ketë thënë Çanak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark