Insajderi
Ballina 5

Çanta e re e “Louis Vuitton”, e promovuar nga Rama është pesë vjet e vjetër

Insajderi
07 January 2023 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çanta e re e “Louis Vuitton”, e promovuar nga Rama është pesë vjet e vjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot disa fotografi që kishin bërë gjiro në rrjet para pesë vitesh.

Rama ka publikuar fotografi të çantave të markës së famshme “Louis Vuitton” me dizajnin e shqiponjës dy krenare që ishin prodhuar në vitin 2018-të.

Kryeministri ka shkruar në profilin e tij në facebook se këto janë çanta të reja nga marka luksoze.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË❤️😍😎“, ka shkruar ai në profilin e tij.

Çantat me flamuj të shteteve ishin dizejnuar nga stilisti Jay Ahr dhe janë prodhuar në Francë. Çanta ka dizajnin tipik Louis Vuitton, sipër një harte botërore dhe flamurin shqiptar. Çmimi i saj ishte 9900 dollarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark