
Por, e vetmja e mënyrë që mund ta ndryshojmë, është letërsia, përmes përjetimeve të reja dhe artistike të së kaluarës”, ka theksuar Çapaliku, njëkohësisht regjisor filmi e teatri dhe profesor universiteti gjatë promovimit të librit të vet “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” që u mbajt në Bibliotekën Popullore të Uzhicës, shkruan e përditshmja e Beogradit “danas”, transmeton Koha.net. Përmes fateve të njerëzve nga qyteti i tij i lindjes Shkodrës, e përmes vështrimi djaloshar, ai ka shkrua për Shqipërinë nga vitit 1967, kur u shpall vend ateist, deri në vitin 1985 kur vdiq udhëheqësi i saj komunist e diktator Enver Hoxha. Kjo ishte koha kur një religjion e zëvendësoi religjionin tjetër – televizioni,n i cili shënoi fillimin e ndryshimeve të mëdha shoqërore.
Autori, siç ka vlerësuar Ruzhica Marjanoviq, profesoreshë e Letërsisë nga Uzhica dhe Zoran Hamoviq, drejtor i shtëpisë botues Klio që e ka botuar romanin të cilin nga shqipja e ka përkthyer Danilo Brajoviq, ka bërë një shkrime me vlera universale duke u mbështetur në atmosferën vendore. Romani i tij, siç thanë ata, është tamam shkrim pa hidhërim dhe kritikë radikale ku humori interpretohet me kontraste dhe ku, ndër të tjera, aktualizohet problemi i harresës.
Autori, për “danas” ka treguar se romani u shkrua për shkak “të nevojës së tij për t’i ruajtur kujtimet e veta”.
“Ndjeva se e kaluara ime po ikte nga unë, se ajo po më humbiste dhe vendosa që ta ndalja te vetja. Besoja se ajo është specifike dhe shumë e rëndësishme, sepse regjimi komunist nuk mund të krahasohet me asnjë shtet komunist. Më duhej ta ndaja këtë përvojë“, ka thënë ai dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të shkruante libër dokumentar, sado që perceptimi për të ndryshon varësisht nga brezi që i përket lexuesi.
“Njerëzit e brezit tim dhe ata më të rinj e mendojnë libër dokumentar. Nga ana tjetër, kur bisedova me studentë të mi për jetën e atëhershme në Shqipëri, ata më pyetën a është reale dhe vërtetë ajo jetë. Mendonin të ishte fiksion imi. Ndoshta dhe është, ndërsa me ardhjen e brezave të rinj, me siguri se do të bëhet fiksion dhe mu këtu është freskia e tij unike”, ka thënë shkrimtari.
Ai ka treguar se që nga Lufta e Dytë Botërore në gjuhën shqipe janë përkthyer 72 libra të shkrimtarëve serbë.
Ka shtuar se shkrimtarët tij të preferuar janë Ivo Andriq, Danilo Kish, Mesha Selimoviq, Branislav Nushiq, Dushan Kovaçeviq, Biljana Sërbljanoviq, Nenad Prokiq e të tjerë dhe se disa nga letrarët bashkëkohorë serbë,janë miq të tij.
Në lutjen që të flasë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve, sidomos në Kosovë dhe për mundësinë e zgjidhjes së këtyre probleme, Çapaliku ka thënë se “nuk është personi i duhur që do të jepte përgjigje në këto pyetje”.
“Unë jam shkrimtar dhe në Serbi kam ardhur të flas për librin”, është përgjigjur shkurt shkrimtari.