Capital T habit me veprimin ndaj Ledri Vulës: Artisti që kopjon më shumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Capital T habit me veprimin ndaj Ledri Vulës: Artisti që kopjon më shumë

    Insajderi
    25 October 2020 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Capital T ishte i ftuari i moderatores  Luana Vjollca në puntatën e kësaj javë në Shiko Kush LUAN”.

    Reperi u vendos përballë personazheve të famshëm shqiptarë në sfidën e “Paintball”.

    Shumë nga përgjigjet e Capitalit na kanë surprizuar pasi edhe pse në tabelë ishin bashkëpuntorë të tij, ai i “goditi në fytyrë” pa asnjë ndrojtje.

    “Cili nga këta artistë i kopjon këngët më shumë?”, ishte një ndër pyetjet gjatë sfidës “Paintball” dhe emri që “goditi” Capitali habiti publikun dhe të ftuarit. Përgjigja e tij ishte ishte: “Ledri Vula”

    Me siguri Capitali e “gjuajti“ Ledrin duke menduar se ai mund ta kuptojë që është lojë, por pritet të shohim si do reagojë bashkëpuntori i tij në HIT-in “DMP”, Ledri Vula.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark