Sezona e verës ka nisur dhe artistët e estradës vetëm se kanë filluar mbrëmjet muzikore.
Ndërkohë, disa prej tyre janë përgatitur edhe për turne duke i publikuar datat e tyre.
Getinjo, (Getuar Aliu) Mozzik (Gramoz Aliu) Tayna(Doruntina Shala) dhe Capital T (Trim Ademi) janë emrat e estradës të cilët kanë publikuar këto data.
Këngëtarët i kanë ndarë në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale duke iu premtuar fansave dhe publikut të cilët do marrin pjesë do argëtohen pa masë.
“Datat e SKULPTOUR sapo u publikuan. Shihemi aty edhe bonu gati për spektakël”, ka shkruar Capital T.
“Mirë se vini Diaspora jonë e dashur!Kosova / Shqipëria / Maqedonia / Mali i zi. S’jemi pa shumë shumë moti, e shume shume kong kemi me i knu bashke Shihemi ju Dua ❤️🔥 # 2EUROGANG”, shkroi Mozzik në mbishkrimin e fotografisë.
“Mezi pres të shihemi përsëri”, ka shkruar Getinjo në postimin e tij.
Ndërkohë, Tayna ka zgjedhur vetëm se ta postojë fotografinë në të cilat shihen datat e turneut.