Capital T tash e një kohë kishte bërë të ditur se më 1 tetor sjell pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”.
Albumi është publikuar në të gjitha platformat online, ndërsa në orët e para të publikimit mori komente pozitive edhe nga kolegët.
Njërën prej këngëve të këtij albumi, atë që e realizoi në duet me Vig Poppën, sot (e enjte) do e publikojë me videoklip.
Kujtojmë se Capital T shënoi sukses të madh edhe me këngët që i publikoi në pjesën e parë të albumit “Skulpturë”.