Insajderi
Biznes

CARPISA po hap dyqanin në Central Park!

Insajderi
15 September 2022 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
CARPISA po hap dyqanin në Central Park!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Brendi I njohur Italian Carpisa po hap dyqanin e tretë me rradhë në Kosovë me datë 16 Shtator, tek Qendra Tregtare Central Park.

Carpisa është e njohur për produktet e saj kualitative si çanta, valixhe, kuleta dhe shumë e shumë aksesorë tjerë per femra dhe meshkuj. Ky brend është themeluar në vitin 2001 dhe krenohet me një rrjet prej 600 dyqanesh në mbarë botën.

Ashtu si dyqanet e tjera në botë koncepti i ri nga Carpisa paraqet një dizajn të pastër dhe modern. Struktura dhe enterieri përcjellin në mënyrë perfekte stilin dhe identitetin e brendit. Produktet nga dy linjat kryesore të ndryshme, çantat dhe bagazhet, janë në sinergji të përsosur: një integrim modern, i gjithanshëm dhe i thjeshtë midis arkitekturës dhe produktit.

Dyqani synon t’i japë konsumatorit një eksperiencë blerjeje tërësisht të rinovuar që rrit stilin italian Carpisa: një hapësirë ​​unike ekspozite e krijuar për të ofruar një eksperiencë të këndshme dhe miqësore blerjeje, e cila mund të transformojë vizitën e konsumatorit nga nevoja në dëshirë.

Koleksionet, të mëdha dhe të pasura me ide, të krijuara me dizajn italian u drejtohen kryesisht femrave të moshës 20/45 vjeç, veçanërisht të vëmendshme ndaj tendencave të reja, por edhe meshkujve, të cilët ndikohen nga kërkesat nga më të ndryshmet. Pikat e forta të koleksioneve Carpisa janë numri i produkteve të ofruara dhe përzgjedhja në secilën kategori.

Carpisa mirëpret të gjithë entuziastët e modës që të i’u bashkangjiten në hapjen e dyqanit të ri, ku edhe do të ketë -20% zbritje në koleksionin e ri.

Për më shumë ndjekni faqen në Instagram: @carpisa_kosovo


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark