Moderatoren pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë të tillë.
Bora Zemani është nervozuar ditën e djeshme në program teksa shihet duke bërë një reagim të ashpër.
Dhe e gjitha kjo si pasojë pas sherrit mes Jurgenit dhe Mikelës e cila edhe la studion si shkak i debatit të ashpër.
“O Jurgen nuk janë normale fare këto që po thua. Tregon edukatën e familjes dhe pastaj viktimizohesh. Nuk janë normale të gjitha këto. I thua tjetrës se po të ofendon ty pse kërkon të bëjë çfarë të dojë”, i tha Bora Jurgenit derisa fliste me zë të lartë.