Çaushi i PSD-së për rekomandimet e IKShPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve: Po i shërbejnë partisë në pushtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çaushi i PSD-së për rekomandimet e IKShPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve: Po i shërbejnë partisë në pushtet

    Insajderi
    11 September 2021 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje njëhrit anëtari i Partisë Socialdemokrate, Driton Çaushi ka komentuar dokumentin e publikuar të Task Team të IKShPK-së, i cili flet për gjendjen me pandeminë Covid-19.

    Çaushi shprehet se ky dokument pasqyron instrumentalizimin në vazhdim të institucioneve në shërbim të interesave të partisë në pushtet, pra Vetëvendosjes.

    Sipas ti, asnjë e dhënë nuk ofrohet në mbështetje të rekomandimit për shtyrje të zgjedhjeve lokale.

    “Asnjë parametër në situatën aktuale epidemiologjike nuk flet për një përkeqësim që do të arsyetonte një vendim të tillë”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje ai ka analizuar dy tabelat e paraqitura në dokumentin e publikuar nga IKSHPK.

    Ai thekson së në muajin gusht pati shpërthim të koronavirusit ndërkohë që qeveria vazhdojë me lehtësim të masave.

    Teksa të dhënat qëndrojnë ndryshe në tabelën numër dy, ku sipas tij tregojnë që ka një trend të përmirësimit të situatës, rrjedhimisht arysetimit që për shkak të pandemisë të shtyhet mbajtja e zgjedhje është ‘gjithçka përveç interesit të shëndetit publik mund të shërbej si motiv për vendime të tilla tragjike e skandaloze’, thotë Çaushi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark