×
  • Sport
  • Sport

    Cavani tek United – pengesë mbetet PSG-ja

    Insajderi
    14 March 2016 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United është favorit që të transferojë sulmuesin e Paris St-Germain, Edison Cavanin gjatë verës, citojnë sot mediet franceze.

    Sipas L’Equipe, sulmuesi është shumë i pakënaqur me statusin e tij aktual dhe dëshiron që të largohet nga klubi parisien gjatë verës.

    Por, pengesa e vetme mbetet klubi i PSG-së, të cilët nuk mund të lejojnë largimin e dy sulmuesve më të rëndësishëm të klubit, në një afat kalimtar.

    Pasi pak ditë më parë Zlatan Ibrahimovic e konfirmoi largimin e tij nga radhët e Parisit pasi i sakdon kontrata në verë.

    Është raportuar se shumë klube janë të interesuara për lojtarin në fjalë, mirëpo duket se preferenca e lojtarit është që të kalojë në radhët e “djajve të kuq”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark