Ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve, është emëruar kryeministër i Francës, njofton Pallati Elysee, të martën, transmeton CNN.
Cazaneuve e zëvendëson Manuel Valls i cili të hënën ka bërë të ditur se heq dorë nga posti i kryeministrit për të nisur fushatën për president të Francës.
Valls ka kandiduar vetën në kuadër të Partisë Socialiste për zgjedhjet që mbahen me dy raunde, vitin e ardhshëm.
Presidenti aktual, Francois Hollande, nga partia e njejtë ka thënë se ai nuk do të kërkojë një mandat të ri.