Community Building Mitrovica ka arritur Memorandum të Mirëkuptimit me Komunën e Mitrovicës së Jugut, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Këto marrëveshje janë arritur me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit, të inkurajimit të këtyre Komunave të jenë më të hapura dhe rrjedhimisht t’i mundësojnë shoqërisë civile që të luajë rolin e saj mbikëqyrës. Krejt kjo po bëhet në vazhdën e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit me Komunat veriore të Kosovës.
Në këtë drejtim, memorandumet e arritura vënë theksin në angazhimin dhe përgjegjësinë e akterëve të lartpërmendur për të nxitur debatin publik dhe për të mbajtur qytetarët të informuar mbi punën e këtyre komunave me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në nivel lokal.
Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal”, të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëfinancim nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, Ambasada Mbretërore e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT.