CDC: Nëse dilni jashtë mos e injoroni maskën - Insajderi
×
LifeStyle

CDC: Nëse dilni jashtë mos e injoroni maskën

Insajderi
04 April 2020 - 15:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (Centers for Disease Control, CDC), ka rekomanduar të githë qytetaët që të mos injorojnë përdorimin e maskës, kur dalin jashtë, duke shtuar  më tej se atë mund ta bëjnë atë edhe në kushte shtëpie me material rrobë, shkruan ‘Bisness Insider’.

“Në dritën e këtyre studimeve, CDC po këshillon përdorimin e mbulimit të fytyrës me një leckë të bërë në kushtet e shtëpisë, si një masë shtesë vullnetare për të mbrojtur bluzat e bardha”, tha Trump, ditën e djeshme.

Cuditërisht krejt e ndryshme nga rekomandimet gjatë ditëve të para të pandemisë, kur ekspertët e shëndetit publik në CDC thanë se agjensia nuk “rekomandon përdorimin e maskave të fytyrës për publikun e gjerë” dhe gjenerali kirurg amerikan u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë blerjen e maska, tashmë rekomadimet po ndryshojnë sërish.

Sakaq, shkencëtarët ende nuk kanë prova të forta që maskat ​​funksionojnë mirë në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve infektive, veçanërisht ato të bëra  në shtëpi. Maska mund të bëjë pak për të ndihmuar njerëzit e sëmurë nga përhapja e infeksioneve të tyre tek të tjerët dhe janë të dobishme për kujdestarët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë të ekspozuar ndaj shumë grimcave të koronavirusit, pasi kujdesen për pacientët e sëmurë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark