"Çdo tendencë për t'i krahasuar mediat me regjimin "Pronto" është tentativë për pezullim të shprehjes së lirë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Çdo tendencë për t’i krahasuar mediat me regjimin “Pronto” është tentativë për pezullim të shprehjes së lirë”

    Insajderi
    11 September 2021 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë në pushtët për gjuhën denigruese që po përdorin karshi mediave në Kosovë.

    Kryeziu është shprehur se tendencë për ti krahasuar mediat e pavarura me pushtet e kaluara nuk është tjetër veçse tendecë për pezullim të shprehjes së lirë.

    “Secila huqje politike e pushtetit dhe tendencat për faturim e akuzë, ndaj zërave kritik e mediave të lira për lidhje me pronton e pushtetet e kaluara!?”, shkruan Kryeziu në llogarinë tij në Facebook.

    “Nuk janë asgjë më shumë, se sa një tentative për pezullim të shprehjes së lirë, qeverisje e pushtet shantazhues e komprometues për qytetarët e saj”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, në ditën kur Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë në pushtet deklaroi se zgjedhjet duhet të shtyhen, presidentja Vjosa Osmani takoi kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve.

    Menjëherë pas shkrimeve të mediave për këtë çështje ka reaguar shefi i stafit të kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili dikur i kishte shërbyer Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Përmes një postim në Tëitter, iu drejtua mediave që ai i quajti “të ish regjimit Pronto”, duke thënë se ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.
    “Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, shkroi ai.

    Ndaj shkrimit të Velës ka reaguar sot edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    Përmes një reagimi AGK është shprehur se ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”.

    AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre.

    Teksa AGK-ja e ftoi Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark