Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar. Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se trendi ka mbetur i pandryshuar nga viti 2015.
Familjet e tilla janë shtuar në 25 vjetët e fundit në Gjermani, ku, si në çdo vend të zhvilluar, çiftet nuk ndjekin modelin tradicional të familjes.
Unike për Gjermaninë është mospërputhja e shifrave brendapërbrenda.
Në rajonet që dikur kanë përbërë Gjermaninë perëndimore, 30 për qind e të porsalindurve kanë prindër të pamartuar, shkruan rel.
Në ish-lindje, ky numër qëndron në 61 për qind.