×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çdo vit mbi 1 mijë raste të dhunës në familje, detaje nga policia

    Insajderi
    25 October 2022 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhuna në familje është model i sjelljes abuzive në çdo marrëdhënie që përdoret nga një partner për të fituar ose mbajtur pushtetin dhe kontrollin mbi një partner tjetër. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me policinë e Kosovës në lidhje me statistikat përgjatë tre viteve të fundit të rasteve të dhunës në familje nga ku mësohet se çdo vit evidentohen mbi një mijë raste.

    Dhuna në familje, ndahet në disa forma të mundëshme:

    Abuzimi fizik ku përfshin përdorimin e forcës fizike në mënyrë të atillë që lëndon dikë ose e vë atë person në rrezik lëndimi.

    Abuzimi dhe shfrytëzimi seksual që nënkupton detyrimin e dikujt përpjesmarrje në veprimtari seksuale pa pëlqimin e tjetrit.

    Abuzimi emocional ku përfshihet nënvlerësimi, poshtërimi sistematik i vlerave njerëzore.

    Abuzimi psikologjik ku dikush e kërcënon dike duke i vënë kufizime të caktuara rreth veprimeve që ai/ajo dëshiron të ndërmarrë.  

    Abuzimi ekonomik ose financiar ku hyn shfrytëzimi i një personi për përfitim financiar.

    Statistikat e dhunës në familje gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

    Në lidhje me rastet e dhunës në familje, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me policinë e Kosovës nga ku janë siguruar edhe shifrat për 3 vitet e fundit.

    Në një përgjigjie për Insajderin nga policia thuhet se në vitin 2020-të, kanë qenë të evidentuara gjithësej  2069 raste.

    Ndërkaq në vitin 2021, janë raportuar plot 2456 raste, pra 387 raste më shumë se në vitin 2020-të.

    Në anën tjetër, në vitin 2022, për vetëm gjashtë muaj, pra periudha janar-korrik, numri i rasteve ka prekur shifrën 1574.

     Në vitin 2020, janë evidentuar 2069 raste të dhunës në familje dhe·Në vitin 2021, janë evidentuar 2456  raste të dhunës në familje. Kurse 1574 në periudhën janar-korrik 2022″, thuhet në përgjigjien e policisë për Insajderin.

    Rastet e tilla, në stacionet policore, sipas përgjigjies së PK-së, trajtohen nga zyrtarë policorë të cilët kanë kryer trajnime shtese.

    “Rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”, thuhet në përgjigjien e PK-së për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark