Çeçeni: Militantët e vrarë kishin lidhje me IS-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çeçeni: Militantët e vrarë kishin lidhje me IS-in

    Insajderi
    19 December 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në rajonin rus të Çeçenisë thonë se udhëheqësi i dyshuar i grupit të militantëve që shkëmbeu zjarr me policinë gjatë fundjavës ka lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

    Zyrtarët e sundimit të ligjit kanë thënë më 19 dhjetor se Said Ibragim Ismailov që ishte në mesin e shtatë militantëve të dyshuar që u vranë gjatë përleshjeve, ka qenë në kontakt me komandantin e tij në Siri, përmes internetit.

    Ata kanë thënë se gjashtë persona e armatosur të vrarë janë identifikuar dhe që të gjithë kanë qenë në kërkim për dyshimet se janë përfshirë në sulme ndaj policisë në rajonin e Kaukazit verior.

    Zyrtarët çeçenë kanë thënë se katër militantë të tjerë janë paraburgosur, në dy sulme të ndara në periferi të Groznit, përgjatë fundjavës.

    Udhëheqësi çeçen që e ka përkrahjen e Kremlinit, Ramzan Kadirov, ka lënë të kuptohet më 18 dhjetor se në tërësi 11 persona të armatosur janë vrarë.

    Së paku një polic është vrarë dhe një tjetër është lënduar, raportojnë mediat duke cituar zyrtarët e sundimit të ligjit në Çeçeni, shkruan rel.

    Betejat e armatosura të fundjavës kanë qenë më të përgjakshmet në apo përreth Groznit prej dhjetorit të vitit 2014 kur militantët vranë së paku 14 policë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark