Çekia e thotë përfundimisht: S’e heqim njohjen e Kosovës – Insajderi
×
Fokus 3

Çekia e thotë përfundimisht: S’e heqim njohjen e Kosovës

Insajderi
11 October 2019 - 16:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzua të enjten mbrëma propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti çek tha më 11 shtator në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Ai e shtroi këtë çështje në një takim të zyrtarëve më të lartë kushtetues në mesin e të cilëve janë presidenti, kryeministri, kryetare dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes. Ministri i Jashtëm çek, Tomáš Petříček, tha se ishte përfundim i takimit që qëndrimi i Republikës Çeke kundrejt Kosovës, nuk ka ndryshuar.

Deklaratat e bëra në Beograd nga presidenti 74-vjeçar, që është i njohur për qëndrime kundërthënëse, kishin nxitur reagime në Çeki, ku idetë e tilla ishin cilësuar joreale.

Çekia e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2008. Pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të atij viti, vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në përpjekje për të nxitur tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark