×
Fokus 3

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Insajderi
30 March 2024 - 14:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Milotit, në Rrugën e Kombit.

Sipas mediave në Shqipëri, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet të jenë plagosur 5 persona, mes të cilëve 2 fëmijë.

Mësohet se të lënduarit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark