Insajderi
Ballina 5

Çeku për raketat ruse në Poloni: Nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti por ndaj krejt NATO-s

Insajderi
15 November 2022 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çeku për raketat ruse në Poloni: Nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti por ndaj krejt NATO-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka komentuat sulmet e raportuara nga raketat ruse në Poloni.

Ai në Rubikon është shprehur se një sulm i tillë, nuk është ndaj një shteti, por ndaj gjithë aleancës së NATO-s, përcjell klankosova.tv.

”Duhet të presim lajme të tjera, konfirmime nga burimet zyrtare. Ndonëse Rusia si shtet agresor që nuk shquhet për sjellje korrekte në marrëdhënie ndërkombëtare, dhe këtë tashmë e ka dëshmuar me rastin e invadimit të Ukrainës, të agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës, është diçka ndoshta s’mund të themi totalisht e papritur sepse ka pasur provokime, që gjithë kohës, për shtetet që janë në fqinjësi, ne kemi pasur edhe anëtarësime të reja të NATO-s. Duhet të presim edhe pak, por ky rast është shumë më i komplikuar, sepse këtu nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti, por për sulm ndaj të gjithë Aleancës”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark