Insajderi
Op-Ed

Cenimi i integritetit zgjedhor: Pse publikimi i votës nuk duhet të kalojë pa sanksione

Insajderi
24 December 2025 - 10:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cenimi i integritetit zgjedhor: Pse publikimi i votës nuk duhet të kalojë pa sanksione
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Publikimi i votës përbën shkelje ligjore dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional, sepse cenon dhe ul integritetin e procesit zgjedhor

Shkruan: Kenan Gashi

Publikimi i votës nga ana e qytetarëve përbën shkelje ligjore, për të cilën Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Kjo dukuri është e rregulluar qartë me Ligjin për Zgjedhjet dhe njëkohësisht është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Zbatimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa standarde të dyfishta. Ashtu siç janë ndërmarrë masa ndaj qytetarëve që kanë fotografuar apo incizuar votën e tyre, veprime të njëjta duhet të ndërmerren edhe ndaj çdo rasti tjetër të shkeljes, pavarësisht nga statusi apo sjellja e personave të përfshirë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të aplikojë sanksionet e parapara me ligj ndaj personave që kanë shkelur rregullat zgjedhore, përfshirë edhe anulimin e votave të tyre, me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark