Insajderi
Lajme

Certifikohet lista me deputetë të “Srpska Lista”

Insajderi
16 May 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Certifikohet lista me deputetë të “Srpska Lista”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe me shumica votash. Tetë anëtarë të KQZ-së kanë votuar për certifikim, meqë nga Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka rekomanduar një gjë të tillë.

Sipas kësaj zyre, asnjë prej kandidatëve të kësaj partie s’bie ndesh me ligjin apo ndonjë rregullore.

“Lista me kandidat është verifikuar. Nga të dhënat rezulton se asnjë kandidat nuk bie ndesh me dispozitat. Zyra rekomandon certifikimin e Srpska Lista”, ka thënë përfaqësuesi i ZRCK.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka konfirmuar se Lista Serbe certifikohet me 8 vota për dhe 2 kundër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark