Insajderi
Show

Çështja e biletave, reagon Vesa Luma: Kosovën e pres në Amerikë, s’ua zë vendin tifozëve

Insajderi
30 March 2026 - 19:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çështja e biletave, reagon Vesa Luma: Kosovën e pres në Amerikë, s’ua zë vendin tifozëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka reaguar lidhur me interesimin e madh për sigurimin e biletave për ndeshjen e radhës së Kosovës, duke ndarë një qëndrim personal përmes rrjeteve sociale.

Ajo është shprehur se, pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë e pranishme në stadium, nuk e konsideron të drejtë t’ua zërë vendin tifozëve të zjarrtë që kanë qenë gjithmonë pranë ekipit.

“Mu personalisht më ka ardhë marre me lyp bilete dikujt për me ble. Pavarësisht dëshirës tepër të madhe me qenë në stadium nesër, mendoj që nuk e meritoj me ia zënë vendin dikujt që është i apasionum pas futbollit ose ndonjë tifozi që nuk e ka lonë ‘në baltë’ këtë ekip edhe në ditët e vështira”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Luma nuk e fsheh optimizmin për rezultatin e ekipit, duke shtuar me humor: “Ama nëse fiton nesër… USA wait for me”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark