×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e dinarit/ KFOR deklarohet për protestën e serbëve në Veri

    Insajderi
    12 February 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it ka mbikëqyrur të hënën protestën e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Protestë kjo që është organizuar kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe.

    KFOR’i ka vlerësuar se protesta ishte paqësore duke theksuar se vazhdon të operojë si reaguesi i tretë i sigurisë në Veri.

    “KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark