×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë bëri Hoti pasi mori vesh për atentatin kundër tij?

    Insajderi
    19 January 2023 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së mërkurës u raportua për një kërcënim ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie, Armend Zemajt, Arben Gashi dhe Avdullah Hotit.

    Ky i fundit pasi mori vesh për atentatin e mundshëm kundër tij, e ndërroi foton e Coverit në Facebook, duke e vendosur logon e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Hoti për pak kohë mori pëlqime, mbi 100 shpërndarje, dhe shumë komente mbështetëse nga përkrahësit e tij dhe të LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, pas raportimeve për këtë kërcënim detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.

    Siç u raportua në media kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Po ashtu këto organe kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark