×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shërbimi sekret i këtij shteti zbuloi ‘atentatorët’ e Abdixhikut, Hotit, Zemajt e Gashit

    Insajderi
    18 January 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi ishte planifikuar në Kosovë. Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

    Gazeta Insajderi kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili thënë se autoritetet veçse kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Kelani për Insajderin.

    Burimet e Gazeta Insajderi tregojnë se kërcënimi ndaj deputetëve të LDK-së u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë (BND).

    BND-ja gjermane ka rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

    Po ashtu, këto burime thonë se organet e Gjermanisë kanë njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast.

    Këtë fakt e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LDK-së Kujtim Shala, ndonëse pa ia përmendur emrin publikisht.

    “Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK’së”, tha ai për rtvdukagjinin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark