Insajderi
Showbiz

Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

Insajderi
18 April 2026 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili mund të ndryshojë jetën e fituesit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, finalisti Mateo Borri ka zbuluar planet e tij konkrete nëse do të arrijë të fitojë çmimin e madh, duke treguar se ka menduar çdo hap.

I pyetur se çfarë do të bënte me shumën, ai u përgjigj: Fillimisht do të paguaja një kredi, të blija një shtëpi, pastaj thashë të hapja një biznes timin. Ëndrrën time e kam thënë se çfarë biznesi dua të hap… 100 mijë euro nuk mjaftojnë, por rruga është e gjatë.

Mateo theksoi gjithashtu ambicien dhe vendosmërinë e tij për të ndërtuar diçka më të madhe në të ardhmen: Unë jam ai njeri që hap sa më shumë dyer dhe sa më shumë të përballem, i përballoj të gjitha…

Megjithatë, për të, fitorja nuk matet vetëm me çmimin financiar, por edhe me mbështetjen e publikut: Të fitoja çmimin e madh… por fitorja akoma më e madhe është të jesh fituesi i publikut, do të ishte ëndërr me sy hapur…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark