Insajderi
Biznes

Çfarë është Ligji i Greshamit – monedha e keqe që nxjerr nga qarkullimi monedhën e mirë

Insajderi
30 December 2019 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emri i Thomas Gresham (1517-1579), këshilltari financiar i Mbretëreshës Elisabeta I, përmendet në shkencën ekonomike edhe si formuluesi i parë i ligjit ose rregullit, sipas të cilit, “monedha e keqe nxjerr nga qarkullimi monedhën e mirë”.

Çfarë nënkupton kjo dhe në cilat kushte gjen zbatim?

Ky Ligj është përcaktuar në kohën kur paraja ishte në formën e monedhave prej ari dhe argjendi. Në një treg, ku këmbimi bëhej me monedha ari dhe argjendi, njerëzit prireshin të harxhonin më shumë monedha prej argjendi dhe të ruanin/mbanin mënjanë më shumë monedhat prej ari.

Pra, kur kemi të bëjmë me monedha me të njëjtën vlerë nominale me kurs ligjor, por me përbërje të ndryshme metali, monedhat me përmbajtje metali më të lirë do të përdoren si mjet këmbimi, ndërkohë ato me përmbajtje metali më të çmuar ose do të mbahen mënjanë ose do të eksportohen, pra do të dalin jashtë qarkullimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark