Ndoshta pjesa më e dukshme e paketës së re me ndihmë amerikane të shpallur për Ukrainën është përfshirja e bombave rrëshqitëse.
Bëhet e ditur se ky lloj armatimi është përdorur nga Rusia gjatë luftës dhe ka qenë i dëshiruar prej kohësh nga Kievi.
Çfarë janë ato?
Forcat Ajrore të SHBA-së i përshkruajnë ato si “një armë rrëshqitëse përdorur për të shkatërruar objektiva me vlerë të lartë”.
Çdo bombë kushton deri në 245,000 dollarë – ato janë më të lira se raketat balistike dhe ato lundruese që Rusia i lëshon në Ukrainë, shkruan skynews.
Siç nënkupton edhe emri i tyre, ato kanë krahë që i ndihmojnë të arrijnë objektivat më shumë se 112 kilometra larg.
Bombat mund të vendosen nga aeroplanët luftarakë F-16 që Ukraina i ka marrë gjithashtu së fundmi nga SHBA-ja.
Raportet sugjerojnë se bombat rrëshqitëse do të pajisen me municione thërrmuese.
Por, si funksionojnë bombat rrëshqitëse?
Siç raportohet, këto bomba janë të pajisura me aftësi udhëzuese satelitore që i ndihmojnë të lundrojnë në të gjitha kushtet – ditën dhe natën, si dhe gjatë motit të keq.
Ato mund të udhëhiqen nga një operator me telekomandë pasi të nisen nga aeroplani, por gjithashtu mund të kyçen në objektiva paraprakisht.