Çfarë nuk u pa nga prania e Zelenskyt? Rama mbyll fjalën, Berisha nxiton për të dalë nga Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë nuk u pa nga prania e Zelenskyt? Rama mbyll fjalën, Berisha nxiton për të dalë nga Kuvendi

    Insajderi
    03 May 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TIRANË – Teksa kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij përshëndetëse me presidentin e Ukrainës, Vlodymir Zelesenky, ish-kryeministri Sali Berisha ka nxituar për t’u larguar nga salla e Kuvendit.

    Deputetët kanë duartrokitur pasi Rama mbylli fjalimin e tij, ndërsa në ulëset e fundit të Kuvendit deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë lëvizur anash në mënyrë që t’i lirohet rruga Sali Berishës.

    Pas kësaj ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë jashtë Kuvendit duke hedhur akuza ndaj Ramës si bashkëpunues me Vuçiç. Berisha ka kërkuara largimin e ambasadorit rus në vendi ynë. Sipas tij çdo marrëdhënie duhet të ndërpritet me Rusinë. /abcnews.al/.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark